“Jetën ja morën barbarët, unë do jem mbrojtja e tij pas vdekjes!” -Homazhet në nder të Egli Progës, motra e viktimës: Nuk dua të politizohet çështja! Drejtësinë do e sjell me çdo kusht

Teksa po zhvillohen homazhe në vendngjarjen e krimit në nder të Eglantin Progës, motra e viktimës ka mbajtur fjalën e saj për media, e cila mes lotësh ka kërkuar drejtësinë për vëllain e saj që ndërroi jetë për shkak të dhunës së ushtruar nga Denis Meçe.



Ajo shprehet se jetën e 42 vjeçarit ja morën barbarët, por ajo do të qëndrojë si mbrojtja e tij pas vdekjes, për të vënë drejtësinë e munguar në vend.

E motra e viktimës ka thënë se nuk dëshiron që vdekja e tij të politizohet, ama do të pranojë çdo ndihmë për të gjetur drejtësinë.

Ajo i bëri një thirrje gjithashtu dhe qytetarëve të Pogradecit, për të mos heshtur ndaj së vërtetës, ndaj personave që mund t’i kenë frikë në këtë qytet, por të flasin.

Së fundmi, motra e viktimës i bën thirrje përfaqësuesve ligjorë të mbrojnë Eglin së bashku më të.

“Të dashur miq, të njohur dhe të panjohur ju falenderoj që jeni këtu në vendin ku mori frymë për herë të fundit vëllai im Eglantini. Unë jam motra e tij, por që nga dita kur Egli mbeti këtu i pajetë pasi jetën ja morën barbarët e këtij qyteti unë do të jem mbrojtësja e tij. Do ta mbroj tani pas vdekjes, pasi nuk isha këtu për ta mbrojtur përsëgjalli. Shumë kujt mund ti dukem e vogël, e pafuqishme, e pashpresë, apo thjesht një hallexheshkë me të zeza, por ju betohem ju që jeni këtu dhe atyre që fshihen skutave se drejtësinë do ta sjell më çdo kusht. Se jam kam borxh vëllait tim, vetes dhe familjes time.

Nuk dua që të përfitojë askush nga vëllai im, nuk dua të politizohet vdekja e tij, nuk dua të hidhërohet askush më shumë se mua dhe familje ime për të, megjithatë do të pranoj ndihmën e të gjithëve derisa drejtësia të vihet në vend.

Kriminelët që i kanë mbyllur gojën këtij qyteti dhe vëllait tim duke i mbyllur jetën do të shkojnë në burg, të gjithë, pa asnjë përjashtim. Si ata plehra që e dhunuan dhe ja morën shpirtin këtu, si ata të pashpirtët e tjerë që kërkuan të mbyllnin vrasjen me heshtje apo me letra. Kam vetëm një kërkesë që më dëgjojnë sot, për pogradecaret, flisni mos kini frikë, tregoni të vërtetat tuaja për banditët që morën jetën e Eglit, dëshmoni se ata mund  t’ju vrasin vëllezërit tuaj nëse shpëtojnë paq. Tregoni kush i mbron dhe kush janë kriminelët pas tyre.

 

Kërkoj nga sistemi i drejtësisë, këtë herë nuk ka para, nuk ka miq, nuk ka ndërhyrje dhe nuk ka taraf. Mos bëni gabimin ta godisnin me shkelma dhe grushta vëllain tim siç bënë barbarët që do përpiqen tju blejnë. Kërkojmë vetëm drejtësi. Duke filluar që sot i bëj thirrje avokatëve dhe juristëve të Shqipërisë dhe vijnë dhe të mbrojnë Elgin Bashkë me mua”, u shpreh motra e te ndjerit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme