Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se nuk duhet të ketë dialog me Serbinë për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit.
Osmani tha se nuk ka çka pyetet Serbia për një urë brenda territorit të Kosovës, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Osmani i ka quajtur raciste deklaratat e zëdhënësit të BE-së, teksa shtoi se çdo diskutim me Serbinë në Bruksel për hapjen e urës së Ibrit do të ishte kundërkueshtetuese.
Osmani ka thënë se se asnjëherë nuk ka pranuar ndonjë kërkesë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të mos hapet për qarkullim Ura e Ibrit.
Por, shefja e shtetit ka potencuar se Kosova nuk ka arsye që të futet në konflikt me aleatët tanë. Ajo tha se ura duhet të hapet, por duhet të përzgjidhet momenti që kur të hapet, të mbahet e tillë e të mos mbetet vetëm “sukses i momentit”.
Osmani tha se SHBA-të e duan urën të hapur, por plani i zbatimit duhet të bëhet bashkë. /Reporteri.net/