Haradinaj – Thaçit: Ti e ke kry punën tënde, lëri deputetët rehat

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka reaguar ndaj deklaratës të presidentit Hashim Thaçi, i cili ka thënë se demarkacioni do të kaloj më 1 shtator .

Haradinaj ka thënë se Thaçi e ka kryer punën e tij dhe se tani nuk ka mandat të iu përzihet vullnetit të deputetëve.

Lexoni reagimin e plotë:

Mashtrimet e Presidentit nuk kanë të ndalur, siç duket e ka kthyer në kauzë personale marrëveshjen skandaloze me Malin e zi.

Ai për ta “pshtu ftyrën e vet” po mundohet që më çdo kusht dhe pa kursyer forma ta mbulojë këtë të keqe që vet e nenshkroi.

Por deputetët e kanë kuptuar se kjo marrëveshje e dëmton Kosovën në territor me mbi 8.8 mijë hektarë dhe si e tillë do kundershtohet nga ata.

Prandaj z. President kur don me e kuptu që ju nuk keni mandat me iu përzi vullnetit të deputetëve por përkundrazi e keni për detyrë me ju raportu atyre.

Kjo që ju po e bëni është antikushtetuese pavarësisht qellimeve tuja. Ti e ke kry punën tënde dhe e kemi parë se si e ke kry. Tash leri deputetët rahat!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme