Mustafa: Mogherini hoqi çdo dilemë se ratifikimi i demarkacionit heq vizat

Gjatë ditës së sotme, për vizitë zyrtare ka qëndruar në vendin tonë, përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian/Zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini, e cila zhvilloi takime zyrtare me krerët shtetërorë të vendit, por edhe me ata të opozitës.

Në një postim në Facebook, kryeministri Isa Mustafa, tha se në takim me Mogherinin i është bërë e qartë se ratifikimi i demarkacionit në Kuvend do t’ua mundësojë qytetarëve të Kosovës lëvizjen pa viza në shtetet Schengen.

“… Federica Mogherini, hoqi çdo dilemë dhe na garantoi se ratifikimi i demarkacionit në Kuvend liberalizon vizat për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Mustafa, raporton Koha.net.

Sipas tij, zyrtarja e lartë e BE-së e sqaroi gjithashtu se “kemi bërë progres të konsiderueshëm në luftën kundër korrupsionit dhe se ky kriter tashmë është përmbushur”.

“Andaj, deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë në dorë fatin e lëvizjes së lirë të qytetarëve tanë në BE. 120 deputetët e zgjedhur me votën tonë duhet të vendosin se a do t’i marrin parasysh interesat e qytetarëve të Kosovës, a do t’i marrin parasysh garancitë e plota të SHBA-ve se shënjimi i kufirit është bërë si duhet, konfirmimet e mëpasme të komisioneve të ekspertëve vendorë e ndërkombëtarë, apelet e BE-së e vendeve mike… apo do të zhytemi më tej në batakun e akuzave e kundër akuzave politike, duke izoluar bashkëvendësit tanë, studentët, familjet, pacientët…”, ka thënë më tej Mustafa.

Kreu i ekzekutivit tha se “është koha e fundit t’i lemë anash interesat partiake dhe të bëjmë një hap të përbashkët historik përpara”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme