Molliqaj pyet se “kur u përmbush kriteri i luftimit të korrupsionit”

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Daradan Molliqaj ka shprehur habinë dhe ka pyetur se kur qenka përmbushur kriteri për luftimin e korrupsionit, ndërsa mes shumë fakteve ka shtuar se Adem Grabovci, edhe pse ka qindra fakte për krim e korrupsion, ende është i lirë.

Shkrimi i plotë i Molliqajt në Facebook:

Kur qenka përmbushë kriteri për luftimin e korrupsionit!?

Sipas raportit të Transparency International të vitit të kaluar, Kosova rënditet në vendin e 95 sa i përket luftimit të korrupsionit.

Kryeministri ende vazhdon me ju jep tendera djemve të tij.

Mbi 60 dosje në prokurori për korrupsionin e qeverisjes së kryeministrit aktual në Komunën e Prishtinës asnjëherë nuk u trajtuan.

Adem Grabovci, edhe pse ka qindra fakte për krim e korrupsion, ende është i lirë.

Policia është e kriminalizuar dhe e kapur nga pushtetarët kriminelë. Gjykatat poashtu.

Për tu punësuar në institucione publike, kusht është afërsia me partitë në pushtet.

E Mogherini vjen e na thotë korrupsioni po luftohet, nëse doni liberalizim të vizave duhet t’i falni edhe 8000 hektarë tokë.

Jo faleminderit! Nuk kemi tokë për të falur!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme