“Një kapitull i ri”- Ambasadori i ri britanik në Shqipëri, Nick Abbott, merr zyrtarisht detyrën

Ambasadori i ri britanik, Nick Abbott, ka marrë zurtarisht detyrën. Lajmin e ka bërë të ditur ambasada britanike në Shqipëri, përmes një postimi në platformën X.


nick abbott begaj

Ambasada shkruan se është çelur një kapitull i ri, ndërsa thekson dëshminë e partneriteti të fortë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë.

“Një kapitull i ri çelet: Ambasadori britanik, Nick Abbott merr detyrën, duke dëshmuar partneritetin e fortë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë.

Përtej miqësisë, ne përqafojmë rolin tonë si #PartnersForProgress”, thuhet ë njoftimin e ambasadës britanike.

Abbott, i cili pason Alastair King-Smith, ka punuar në Evropë dhe Lindjen e Mesme dhe sjell një përvojë të jashtëzakonshme edhe si Ambasadori i Madhërisë tij në Kosovë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme