Vazhdon debati për ligjet e administratës

Gazetare: Fatlume Dervishi

Ministri Goran Minçev ka definuar shtyllat rreth avancimit të ligjeve për administratën publike, për të cilat kërkon debat publik. Në takim me Bashkësinë e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale, ai tha se kërkon nëpërmjet debatit për tre ligjeve që kohë më parë i tërhoqi nga Kuvendi, Ligjit për të Punësuarit në Sektorin Publik, Ligjit për Nëpunës Administrativ dhe Ligjit për Përmirësim Profesional dhe Trajnim të Nëpunësve Administrativ, të kërkohet zgjidhje për disa aspekte.

“Rregullim i mëtejshëm dhe avancim i modelit për punësim varësisht rezultateve dhe kompetencave, thjeshtëzim i procedurës për përgjegjësinë disiplinore, sistem të ri për llogaritjen e rrogave, motivim i të punësuarve dhe avancim i kapaciteteve profesionale të administratës, proces i organizuar në arsimin joformal për zbatimin e të cilit për herë të parë në historinë e vendit tonë do të formohet Agjenci për përmirësim profesional…”, deklaroi Goran Minçev, ministër i Administratës.

Partizimi dhe stërngarkimi i administratës, janë dy çështje që e shqetësojnë edhe ministrin e Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski.

“Ne e kemi shumë të qartë se një administratë e stërngarguar, masive dhe pjesërisht e partizuar nuk përshtatet me kohët modern drejt të cilave ne synojmë të shkojmë. Si vend kandidat për anëtare të plotfuqishme në BE duhet të përpiqemi dhe t’i ndjekim trendet moderne dhe politikat tona t’i adaptojmë si ata vende ku e dimë se aparati shtetëror dhe sistemi funksionojnë pa ndërprerë”, tha Zllatko Perinski, ministër i Vetëqeverisjes Lokale.

Keqpërdorimet politike të të punësuarve në administratë si dhe pagat jo të favorshme ndikojnë në mungesën e kuadrove nëpër komuna, tha kreu i Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale.

“Duhet të theksoj një trend negative që vihet re te komunat, që është largimi i kuadrove cilësor, por edhe ulja e interesit tek personat e rinj dhe profesionist që të punojnë nëpër komuna, gjë që sjell deri te mungesa e të punësuarve në pozita të rëndësishme nëpër komuna, shembull urbanistë, inspektorë, IT, etj. Arsyen për këtë mund ta kërkojmë të rrogat joatraktive por edhe zgjidhjet e dobëta ligjore sa i takon punësimit, avancimit, përmirësimit, shpërblimit, etj”, tha Orce Gjeorgjievski, kryetar i BNJVL-së.

Ligji për të Punësuarit në Sektorin Publik, Ligji për Nëpunës Administrativ dhe Ligji për Përmirësim Profesional dhe Trajnim të Nëpunësve Administrativ ishin propozuar në Kuvend nga ish ministri Azir Aliu por u tërhoqën me ardhjen e ministrit të ri. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme