Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar sot Kongresit Amerikan që të hetojë nëse Administrata Obama e ka abuzuar pushtetin gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2016, si pjesë e një hetimi të vazhdueshëm kongresial ndaj ndikimit rus në zgjedhjet presidenciale.
Kërkesa e Shtëpisë së Bardhë vjen një ditë pasi presidenti Donald Trump pohoi, pa ofruar ndonjë dëshmi përkrahëse, se ish presidenti Barack Obama kishte urdhëruar përgjimin e telefonave në Kullën “Trump” në Nju Jork, e cila në atë kohë ishte zyra qendrore e fushatës zgjedhore të Trump./Express/