“Do denoncojmë në SPAK Ballukun dhe ARRSH!” -Protesta e banorëve tek aksi “Kashar-Thumanë”, do të ‘shpërngulet’ përpara Parlamentit! Ja kur do të mbahet tubimi i radhës

Protesta e banorëve tek aksi rrugor “Thumanë-Kashar” nga autostrada do të kalojë tashmë përballë Parlamentit, teksa është paralajmëruar për një denoncim të çështjes nga protestuesit tek SPAK.


Banorët shprehet se ditën e hënë në orën 16:45, protesta do të mbahet përballë Parlamentit, ndërsa ditën e martë në orën 18:00 do të vijojë tubimi i radhës në aksin rrugor duke ndikuar në qarkullimin e automjeteve në të.

Sakaq, protestuesit janë shprehur se do të kallëzojnë në Prokurorinë e Posaçme, ministren e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku si dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar.

Që prej fillimit të ndërtimit të kësaj autostrade, banorët janë ankuar për mos aksesim në këtë rrugë, duke ndikuar kështu negativisht në të ardhurat e tyre, pasi shprehen se nuk ka kalim pranë banesave të tyre.

Kërkesa e protestuesve është që të kenë hyrje dhe dalje në këtë aks rrugor.

Do ta çojmë në SPAK çështjen e mungesës së aksesit në autostradë. Të hënën në orën 16:45 do të protestojmë para parlamentit.

Të martën në orën 18:00 do të protestojmë në aksin Thumanë – Kashar. Do të kallëzojmë në SPAK, Belinda Ballukun dhe ARSH”, janë shprehur banorët.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme