Atentati i dështuar ndaj Altin Halilit në Berat, arrestohet personi që largoi nga vendngjarja autorët e sulmit

Një 48 vjeçar është arrestuar nga Policia e Beratit ditën e sotme, lidhur me atentatin e dështuar ndaj Altin Halilit në fshatin Dushnik të Beratit, pasditen e 26 gushtit.


Në pranga ka rënë shtetasi I.T., 48 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka ndihmuar autorët të largohen nga vendngjarja ku u gjet automjeti i djegur, në fshatin Kozare.

Ngjarja ndodhi pasditen e 26 gushtit, kur 48 vjeçari, Altin Halili u sulmua me armë zjarri nga një automjet që po lëvizte pranë tij.

Automjeti u gjet në fshatin Kozare, por i shkrumbuar, me qëllim fshehjen e provave.

Nga këtu më pas, i arrestuari I.T., ka ndihmuar autorët të largohen nga vendngjarja për të mos rënë në gjurmët e uniformave blu.

Sakaq, policia vijon me punën për identifikimin, kapjen e autorëve dhe zbardhjen e motivit të kësaj ngjarje.

NJOFTIM

Veprime të thelluara hetimore për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në datën 26.08.2024, në rrugën e fshatit Dushnik, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një automjeti, me qëllim vrasjen e drejtuesit të automjetit.

Identifikohet, kapet dhe ndalohet, shtetasi që largoi nga vendi i ngjarjes ku dogjën autmomjetin, autorët që qëlluan me armë në drejtim të automjetit që drejtohej nga 48-vjecari A. H.

Grupi i Posaçëm hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat i ngritur për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbasditen e datës 26.08.2024, në rrugën e fshatit Dushnik, ka vijuar intensivisht veprimet e thelluara hetimore në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Berat, identifikuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin I.T., 48 vjeç, banues në Divjakë.

Nga hetimet e thelluara procedurale rezultoi se 48-vjeçari ka përkrahur autorët e ngjarjes, duke i larguar ata me automjet nga fshati Kozare, ku u gjet i djegur automjeti i tyre.

Grupi i posaçëm hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme