Një aksident është shënuar në Shkodër ditën e sotme, ku një automjet që drejtohej nga një shtetas italian ka përplasur një të moshuar.
I lënduar ka mbetur shtetasi N.N., 68 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:20 në vendin e quajtur “Shtoj i Ri”.
Fatmirësisht 68 vjeçari ka mbetur lehtë i dëmtuar e aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore.
Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
NJOFTIM
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 13:20, në vendin e quajtur “Shtoj i Ri”, automjeti me drejtues shtetasin italian J. M., 30 vjeç, ka përplasur shtetasin N. N., 68 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë.
Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi N. N., i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.