LSDM-ja paralajmëron protesta para Ministrisë së Arsimit për mosrritjen e premtuar të pagave

LSDM-ja paralajmëron se së bashku me punonjësit në arsim nesër do të mblidhen përpara Ministrisë së Arsimit për të shprehur revoltë për mosrritjen e premtuar të pagave. Sipas LSDM kjo nismë vjen si pasojë e pakënaqësisë ndaj zhvillimeve të fundit dhe deklaratave të ministres së Arsimit Vesna Janevska se mësimdhënësit rritjen e premtuar do ta marrin në mars të vitit të ardhshëm dhe jo në vjeshtë. Ndërkohë ka reaguar VMRO-ja duke theksuar se LSDM-ja dhe BDI-ja po keqpërdorin mësimdhënësit për organizimin e protestës partiake. Ndërkohë kryetari i Sindikatës së Arsimit Shkencës dhe Kulturës Jakim Nedellkov i bëri thirrje anëtarëve të Sindikatës që të mos dalin në protestën e paralajmëruar të LSDM-së, pasi politizimi nuk ka vend në arsim.

„Në shtator të vitit 2022 dhe 2023, LSDM-ja rriti pagat në arsim dy herë nga 15 për qind. Paraprakisht në shtator të vitit 2021, rritja ishte prej 10 për qind, ndërsa në shtator të vitit 2019 dhe 2020 me nga 5 për qind. Erdhi VMRO-DPMNE-ja në pushtet, erdhi shtatori dhe tani nuk ka para për mësimdhënësit. Nuk ka arsim cilësor pa investim në kuadrin arsimor. Por nuk janë vetëm pagat. DPMNE-ja nuk dëshiron ta zvogëlojë as punën e panevojshme administrative, e cila kërkohet nga mësimdhënësit”, u shpreh Daniella Nikollova, LSDM.

“Jemi dëshmitarë të një situate tragji-komike. LSD, e cila 7 vite ishte në pushtet nesër organizon protestë para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Një grup anëtarësh të LSD do të protestojnë me kërkesën për paga më të larta për mësimdhënësit. Protestën e organizon sekretarja e deridjeshme shtetërore në MASH, Biljana Kazanxhiska. Situata, thjeshtë e përshkruar është si vijon, Kazanxhiska me vetëdije ka shtyrë dikë për tokë dhe tani i zgjat dorën për t’u ngritur, duke u prezantuar si mbrojtës”, deklaroi Sergej Popov, VMRO-DPMNE. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme