U rrëzua tek shkallet elektrike në qendrën tregtare, 4 vjeçarja shtrohet në Reanimacion tek Trauma! Ja si paraqitet gjendja e saj

Një vajzë e moshës 4 vjeçe u rrëzua nga shkallët elektrike të qendrës tregtare ditën e sotme, e cila u dërgua menjëherë në spital.


Mësohet se e vogla është shtruar në pavionin e Reanimacionit tek Spitali i Traumës.

E mitura ka pësuar dëmtime në pjesën e kokës dhe fraktura në trup.

Raportohet se gjendja e saj është e stabilizuar dhe se po mbahet nën kujdesin intensiv të bluzëve të bardha.

Ngjarja ka ndodhur në qendrën tregtare në rrugën “Murat Toptani”, rreth orës 11:15.

Rrëzimi dyshohet të jetë bërë në mënyrë aksidentale.

LEXO EDHE:

E mitura rrëzohet nga shkallet elektrike të katit të tretë te qendrës tregtare, 4 vjeçarja dërgohet ne spital

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme