Tentoi të djegë me benzinë gruan pasi janë në proces divorci, reagon ministri i Brendshëm: Dhuna në familje nuk mund të injorohet, denonconi çdo rast dhe bashkëpunoni me autoritetet

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi Korçën ditën e djeshme, ku burri tentoi të djegë me benzinë bashkëshorten e tij pasi janë në proces divorci.


Në reagimin e tij, Hoxha shprehet se ky veprim i autorit Bledar Trëndafili ndaj Melisës Trëndafili, është një akt i papranueshëm e që kërkon reagim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse.

Ai shton  se dhuna në familje nuk mund të injorohet dhe i bën apel të gjithë qytetarëve të denoncojnë çdo rast pa përjashtim.

Hoxha gjithashtu shprehet se është i rëndësishëm sensibilizimi me autoritetet përkatëse.

Reagimi i ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha, mbi ngjarjen e ndodhur dje pasdite në Korçë:

Ngjarja e rëndë e ndodhur dje në Korçë, ku një bashkëshort në proces divorci, tentoi të djegë me benzinë gruan e tij, është një akt i papranueshëm që na kujton se dhuna në familje është ende një problem që nuk mund të injorohet e që kërkon reagim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse dhe nga e gjithë shoqëria.

Ngjarje të tilla janë një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe një apel i fortë për të siguruar mbrojtje më të fuqishme për të gjithë ata që vuajnë nga dhuna në familje, sidomos për të miturit, vajzat dhe gratë.

Jam i bindur se, për të parandaluar dhe trajtuar raste të tilla nuk mjafton vetëm reagimi i institucioneve përkatëse, por dhe solidariteti e sensibilizimi i shoqërisë tonë, në mënyrë që askush të mos i nënshtrohet një trajtimi të tillë të papranueshëm, si rasti i Korçës.

Ndaj u bëj thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo rast të dhunës në familje dhe të bashkëpunojnë me autoritetet, për t’u siguruar që ata, të cilët kryejnë këto akte, të përballen me pasojat e veprimeve të tyre, ashtu siç do të përballet dhe autori i ngjarjes së djeshme!

Si ministër i Brendshëm shpreh mbështetjen time më të madhe për viktimat e dhunës në familje dhe angazhimin tim për të punuar parreshtur për një shoqëri, ku secili të ndjehet i ndjehet i sigurt dhe i respektuar.

Duke i uruar shërim sa më të shpejtë zonjës – viktimë e dhunës në familje dje në Korçë – shpreh angazhimin tim për të forcuar mekanizmat e mbrojtjes dhe mbështetjes së duhur për viktimat si ajo, dhe ftoj edhe institucionet e tjera përgjegjëse të veprojnë shpejt e në përputhje me politikat e qeverisë sonë për luftën ndaj dhunës në familje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme