Egjipti ishte destinacioni më i kërkuar këtë vit nga qytetarët, për shkak të çmimeve më të ulëta

Gazetare: Linda Ebibi

Qytetarët edhe këtë vit kaluan pushimet verore nëpër destinacione të ndryshme, ndërsa më të preferuarin kishin Egjiptin, për shkak të çmimeve më të ulëta. Me rritjen e çmimeve, është ulur edhe interesimi i qytetarëve për pushime verore, megjithatë një pjesë e qytetarëve prapëseprapë kanë zgjedhur të udhëtojnë jashtë shtetit.

“Po ka pasur interesim, d.m.th linja direkte ka pasur për në Antalia, Bodrum, Tunis, Egjipt. Kërkesat kanë qenë normale si viteve tjera, në fillim kishte pak probleme me pasaportat, për shkak termineve që s’kishte. Pak është më i dobët se vitin e kaluar. Kërkesat kanë qenë mikse, varet nga buxheti i klientëve. Egjipti ka qenë sivjet top destinacion për shkak çmimeve më të ulëta, Turqia ka pasur çmime pak më të larta, tha Liridona Islami, nga agjenci turistike.
Edhe qytetarët kishin vërejtur rritjen e çmimeve këtë vit, krahasuar me një vit më parë.
“Po po ishim, në Malin e Zi. Çmimet ishin pak më të larta“, tha një qytetar.
“Po isha në Greqi. Çmimet ishin të larta dhe për këtë shkuam për pak ditë”, u shpreh një qytetare.
“Po, në Greqi. Po të ju them ishin të njëjtat çmime. Këtu tek ne kanë hipur shumë. Madje atje ka çmime më të ulëta”, tha një qytetare.
Një pjesë e qyteteve kritikojnë shtetin për standardin e ulët të qytetarëve dhe mungesën e transportit efikas në mënyrë që të lëvizin lirshëm.
“A e dini se pse njerëzit këtu nuk shkojnë për pushime? Sepse, janë me paga minimale, të papunësuar, dhe nuk kanë mjete me çka të shkojnë, më herët shkonin sepse të gjithë ishin të punësuar, si jashtë shteti si këtu në shtetin tonë. Ndërsa tani njerëzit nuk munden as me autobus të shkojnë dhe për këtë mendoj se standardi është shumë u ulët”, shtoi një qytetare.
“Shikoni në Maqedoni nuk ka jetë, do të thoni pse? Po shikoni për Dellçevë, për Kratovë, për Shtip, për Probishtip, për Berovë, nuk ka autobusë, nuk ka transport, pra, jeta është e mbyllur, njerëzit nuk mund të kontaktojnë. Pra, për t’i siguruar njerëzimit jetë duhet t’i sigurosh transport”, theksoi një qytetare.

Shqipëria si destinacion për pushimet verore ka qenë më i kërkuar në fund të muajit korrik dhe fillim të muajit gusht, për shkak të çmimeve të larta që kishte në fillim të verës./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme