Një ngjarje rëndë është parandaluar sot në Maliq të Korçës, ku një grua është dhunuar për motive xhelozie nga bashkëshorti i saj dhe vjehrri.
Sipas informacioneve, 31-vjeçari ka goditur me grushte bashkëshorten e tij për motive xhelozie, duke i shkaktuar asaj dëmtime në fytyrë.
Në këtë konflikt të rëndë raportohet se është përfshirë edhe babai 31-vjeçarit, duke e dhunuar nusen së bashku me të birin.
Por falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë, e cila është lajmëruar nga fqinjët, e reja është hequr nga duart e bashkëshortit dhe vjehrrit të saj duke parandaluar përshkallëzimin e situatës që mund të çonte në një ngjarje të rëndë.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e dhunuesit, ndërsa babain e tij e ka proceduar në gjendje të lirë.
Nërkohë e reja është pajisur me urdhër mbrojtje, ndërsa burime bëjnë me dije se 31-vjeçari është përdorues i lëndëve narkotike.