I dënuar me dy vite për blerje votash, Fredi Beleri fiton “betejën” e tij dhe lirohet me kusht nga burgu

Ish-kryetari i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, është liruar me kusht nga burgu që po vuante dënimin e tij.


Vendimi u mor nga trupa gjykuese e përberë nga Alfred Konomi, në Gjykatën e Shkallës së Parë së Fierit, në të cilën u zhvillua seanca gjyqësore ndaj kërkesës për lirimin me kusht që u shtrua nga Beleri.

Eurodeputeti grek u përfaqësua nga avokati Geni Gjyzari.

Kjo nuk ishte hera e parë që Beleri kërkoi lirimin e tij me kusht, pasi tre seancat e mëparshme gjyqësore ishin të dështuara për shkak të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm.

Kujtojmë se Fredi Beleri ishte i dënuar me dy vite burgim teksa akuzohej për korrupsion në zgjedhje, pikërisht për blerje votash.

Seanca e sotme pritej të ishte përfundimtare për Belerin, i cili tashmë do të jetë i lirë, teksa u prit e nga disa media greke jashtë Gjykatës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme