Sa do u kushtojnë pajisjet për shkollë fillore prindërve?

Këtë vit 245 mijë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme filluan sot vitin i ri shkollor 2024/25. Duke shpresuar që nuk do të kenë telashe me librat mësimor dhe që do të shpërndahen në kohë, e njëjta gjë nuk mund të thuhet edhe për pajisjet shkollore, pasi që prindërve do të u kushtojnë bukur shumë.

Sot, Alsat, mori disa fatura të prindërve që kanë blerë pajisje për nxënësit e klasës së dytë.

Fletore të formatit A5 kushtojnë 45 dhe 50 denarë.

Fletore të formatit A4 (pa vija) kushtojnë 100 denarë.

Ngjyra të drurit 122 denarë.

Flomastera 390 denarë.

Ngjyra tempero 189 denarë.

Ngjyra të ujit 138 denarë.

Blok 3 për vizatim kushton 40 denarë.

Këto shuma janë nga dy dyqane që shesin pajisje shkollore.

Këtu nuk janë përfshirë një pako me letra A4 (për printim), e që kushton rreth 250 denarë, këtu nuk janë përfshirë as letrat dhe pajisjet higjienike që fëmijët duhet t’i kenë në shkollë, e që prindërit detyrohet t’i blejnë, e që mesatarisht shuma arrinë në 500 denarë.

Më poshtë po ua sjellim dy faktura nga dy dyqane të ndryshme./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme