Alibeaj për mbetjet e rrezikshme: Skandal i përmasave ndërkombëtare, Kurumi ka përgjegjësi të madhe…

Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, i ftuar në rubrikën Opinion në Neës 24, ka folur për çështjet e mbetjeve toksike, duke u shprehur se është skandal i përmasave të madhe.


alibeaj

Alibeaj tha se përgjegjësi për këtë skandal ka Kurum dhe institucione të shtetit shqiptar, teksa shtoi se deputetët sot në nisjen e sesionit parlamentar nuk folën për këtë çështje sepse “diku u preken interesat”.

“Është skandal me përmasa ndërkombëtare. Ishin mediat ndërkombëtare që vunë alarmin, ishin disa media të pavarura që i bënë jehonë dhe situata është e qartë, se ata mbetje janë prodhuar nga Kurumi, që ka përgjegjësi më të madhe. Përgjegjësi kanë dhe institucionet e vendit. Sa duket dhe politika është e përfshirë, sepse nga politika foli vetëm zoti Duka.

Besoj se deputetët nuk gjetën kurajon të flasin për këtë gjë, pasi diku iu preken interesat. Rama ka ardhur në këtë mënyrë, duke shkelur ligjet, për interesat e veta korruptive. Skandalet e qeverisë nuk mbarojnë. Është e çuditshme se përse kanë folur kaq pak në parlament për skandalin e mbetjeve kimike”, tha Alibeaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme