Kundërshtuan me forcë punonjësit e Policisë dy ditë më parë, arrestohen 3 autorët, shpallen në kërkim tre të tjerë

Policia e Vlorës ka arrestuar tre persona dhe ka shpallur në kërkim tre të tjerë të cilët kundërshtuan me forcë uniformat blu dy ditë më parë në plazhin e Delisufit.


Në pranga kanë rënë shtetasit:

I.D., shtetas shqiptar, banues në Itali

M.B., shtetas maroken, banues në Itali

M.M., shtetas italian, banues në Itali

Po kështu, janë shpallur në kërkim dhe tre persona të tjerë si të përfshirë në ngjarje:

A.M., lindur në Kavajë, banues në Itali

S.P., lindur e banues në Sarandë

A.E., lindur në Kosovë dhe banues në Itali

Kujtojmë se dy ditë më parë, punonjësit e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Vlorë, ndaluan këta shtetas në vendin e njohur “Plazhi i Delisufit”, por u kundërshtuan më forcë nga këto persona.

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Çështja i ka kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Vihen në pranga 3 shtetas që kundërshtuan me forcë punonjësit e Policisë, dy ditë më parë, në plazhin e Delisufit.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 shtetas të tjerë të përfshirë në këtë rast.

Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim 2 ditë më parë, nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë u bë i mundur ndalimi i këtyre shtetasve, të cilët kundërshtuan me forcë punonjësit e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, gjatë kryerjes së detyrës, në vendin e quajtur “Plazhi i Delisufit”, konkretisht:

– I. D., shtetas shqiptar, banues në Itali;

– M. B., shtetas maroken, banues në Itali;

– M. M., shtetas italian, banues në Itali.

Gjithashtu, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e 3 shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast, konkretisht:

– A. M., lindur në Kavajë dhe banues në Itali;

– S. P., lindur dhe banues në Sarandë;

– A. E., lindur në Kosovë dhe banues në Itali.

Vijon puna për kapjen e këtyre shtetasve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme