FOTOLAJM/ Publikohet momenti kur Kreu i FSHF-së, Armand Duka kërcënohet në banesën e tij nga Presidenti i KF Iliria, së bashku me djemtë dhe dy persona të tjerë

Në foton e mëposhtme paraqitet momenti kur Presidenti i Federatës Shqiptarë të Futbollit, Armand Duka, është kërcënuar nga Presidenti i Klubit Iliria, Nazmi Selmani, së bashku me Petrit Selmani, Brajan Selmani, Santiago Selmani dhe Redian Loci.


Pamjet janë marrë nga kamerat e sigurisë së banesës, teksa qartazi shihen Selmani dhe familjarët e tij të cilët po qëndrojnë përpara derës së shtëpisë së Dukës, në formë presioni.

Armando Duka ka bere kallzim ne polici per presidentine  klubit Iliria, me pretendimin e se ky i fundit e ka kërcënuar per shkak te detyres.

Kujtojmë se shkak i kërcënimit u bë fakti që një prej djemve të Nazmi Selmanit, Gentian Selmani, i cili aktivizohet si portier në ekipin e Tiranës, nuk është thirrur në Kombëtare.

Përvçse i shkuan Armando Dukës në prane banesës se tij, Selamani dhe familjaret e tij e kane kërcënuar dhe me mesazhe.

Në mesazhin e vetem te bere publik, Nazmi Selmani i shkruante Armando Dukës, të pyesë bashkëshorten dhe fëmijët, nëse ai i ka bërë ndonjëherë të qajnë.

“…..pyte nonen e kalamajve tuj pyti fmijt e tuj a i kam bo un me qajt…”, shkruante ai.

Kujtojme se sot (4 gusht) Gjykata Durrësit caktoi masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për presidentin e klubit ‘Iliria’ Nazmi Selmani dhe për Petrit Selmanin.

Ndërsa detyrim paraqitje është vendosur për Brajan dhe Santiago Selmani si dhe shtetasin Redian Loci.

VENDIMI i GJYKATES SE DURRESIT

1. Vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personave nën hetim N. Selmani, S. Selmani, B. Selmani, P. Selmani dhe R. Loci, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kanosja për shkak të detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 238/1 e 25 të Kodit Penal.

2. Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj personave nën hetim N. Selmani dhe P. Selmani.

3. Caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, ndaj personave nën hetim S. Selmani, B. Selmani dhe R. Loci.

4. Urdhërohen personat nën hetim S. Selmani, B. Selmani dhe R. Loci të paraqiten në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, të Hënën e parë dhe të fundit të çdo muaji, ora 10:00.

5. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personave nën hetim S. Selmani, B. Selmani dhe R. Loci, nga salla e gjykimit, nëse nuk mbahen për ndonjë shkak tjetër ligjor.

6.Urdhërohet Prokuroria dhe Policia Gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi.

7. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 (pesë) ditëve në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar.

U shpall sot në Durrës, më datë 04 Shtator 2024

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme