“Paratë në kasafortë nuk i ka marrë burri im”- Zbardhet dëshmia e gruas së 30-vjeçarit që vrau të atin për 75 milionë lekë në Shënavlash

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë në Durrës, ku djali Esmerald Balla  30 vjeç vrau babanë e tij, Enver Balla 62 vjeç.


Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton se policia ka marrë në pyetje gruan e 30-vjeçarit.

Bashkëshortja e Esmerald Ballës ka thënë se paratë në kasafortë nuk i ka marrë burri i saj.

“Paratë në kasafortë nuk i ka marrë burri im”, ka thënë ajo. Konflikti mes babait dhe djalit dyshohet se ka ardhur, për shkak të një shume parash prej 75 milionë lekë të vjetra.

Ndërsa, viktima jetonte me gruan e dytë dhe me Esmeraldin e familjen e tij. Enver Balla, me gruan e dytë kishte 18 muaj që jetonte.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme