“Zgjomë nga kjo ëndërr e keqe o Zot”- Vajza e Enver Ballës i cili u vra nga i biri, prek me fjalët për të atin: Ike dhe ti o bush, të lutem…

Vajza e Enver Ballës, 62-vjeçarit, i cili u vra nga i biri në Shënavlash të Durrësit, ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ndodhi në familjen e saj. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ajo thotë se ende nuk e ka kaluar humbjen e të emës.


Teksa i referohet babait të saj “bush”, ajo lutet që të zgjidhet nga kjo ëndërr e keqe.

“Zgjomë nga kjo ëndërr e zezë, o Zot. Unë akoma nuk kam kaluar humbjen e mamit. Tani ike edhe ti o bush. O bab të lutem o bab zgjomë nga ky makth”, shkruan vajza e të ndjerit.

Kujtojmë që Enver Balla u vra nga djali i tij, Esmerald Balla për 75 milionë lekë kursime të familjes.

30-vjeçari vrau me pistoletë të atij pas një konflikti, më pas trupin e tij e hodhi në një pus larg fshatit. Për të fshehur ngjarjen e rëndë, ai pas krimit shkoi në polici dhe e denoncoi të atin si të zhdukur.

Madje i riu kishte trilluar edhe një histori, se i ati ishte larguar me një grua. Për ta bërë më të besueshme, i dërgon një mesazh të vëllait me një profil të panjohur, duke i thënë se mos ta kërkojnë më të atin, pasi ka shkuar me pushime.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme