Rikthimi i autobusëve në rrugët e Shkupit, nuk e zbuti problemin me transportin publik

Gazetar: Avni Tahiri

Vetëm para disa ditësh transportit urban të Shkupit iu kthyen në rrugë autobusët e transportuesve privat të cilët për disa muaj nuk qarkulluan shkaku i borxhit që Ndërmarrja kishte ndaj tyre. Por kjo nuk e zbuti edhe aq gjendjen e transportit në kryeqytet.
Në të shumtën e rasteve janë nxënësit dhe studentët të cilët qëndrojnë në këmbë ndërsa për të gjetur një vend që të ulesh duhet të jesh shumë me fat në autobusët urban të NQP-së.

“Nuk janë të rregullt, dhe ka shumë rrëmujë, nuk ka vend as për të qëndruar në këmbë e as për tu ulur, deklaroi një studente.
“E paguajmë dhe nuk vjen autobusi, ja dokumentet dhe paratë në xhep, çfarë të bëjmë. Mujoren e ke në duar sa e shoh. Unë jam pensionist dhe edhe mujoren edhe paratë çfarë të ketë shkojmë”, u shpreh një qytetar.

Javë më parë këshilli i Shkupit nuk miratoi propozimin për blerjen e autobusëve të ri. Por edhe sikur të votohej për të dalë nga kriza e transportit publik, qytetarët do të duhej të pritnin një vit për autobusët. Kryeministri Mickoski sot tha se është pro për të mbështetë planin për blerjen e autobusëve. Sipas tij, edhe kjo çështje nuk do të zgjidhte problemin këtë vit.

Sot të mbështesim një vendim ose të fillojmë një proces për blerjen e autobusëve vetëm për Shkupin, do të arrijnë për vitin e ardhshëm shkollor. Jemi në dispozicion për të dëgjuar një plan, për ta mbështetur atë plan, por nëse plani është ‘të votoni për të marrë një kredi për të blerë autobusë që do të mbërrijnë vitin e ardhshëm’, kjo nuk do ta zgjidhë problemin që kanë sot banorët e Shkupit”, deklaroi Hristijan Mickoski – Kryeministër.

Danella Arsovska javë më parë i bëri thirrje kryeministrit që t’i bindë këshilltarët nga partia e tij që të miratojnë blerjen e 250 autobusëve ekologjik dhe nëse nuk e bëjnë këtë atëherë atë ta bëjë Qeveria. Por ky propozim nuk kaloi nga këshilli i Shkupit dhe pikërisht për këtë çështje kryeministri Mickoski tha se qeveri mund t’i zgjidhin problemet në mënyrë sistematike dhe jo pjesërisht, dhe shtoi se mendojnë të bëjnë një paketë për të gjitha komunat, përfshirë qytetin e Shkupit, të cilat kanë nevojë për transport të organizuar publik të qytetit për blerjen e autobusëve. Deri në zgjidhjen e problemit me transportin urban në Shkup, nxënësit, pensionistët, të punësuarit dhe të gjithë qytetarët që udhëtojnë me transport publik do të duhet të ballafaqohen me mungesë të autobusëve dhe vonesa në destinacionet e tyre. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme