Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme (05.09.2024), në ora 15:15, në rrugën “Vëllezërit Milladinovi” në Tetovë, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria personin L.M. (23) nga Tetova pasi që gjatë kontrollit të kryer ndaj tij është gjetur dhe konfiskuar marijuhanë.
“Efektivët e policisë kanë kryer bastisje në shtëpinë e tij dhe hapësirat ndihmëse, ku u gjetën tre qese me gjithsej rreth 150 gramë marijuhanë dhe një peshore dixhitale. L.M. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngritët kallëzimi përkatës”, thonë nga SPB Tetovë.