Tentuan të përfitonin nga biznesmeni 8000 euro përmes mashtrimit në aplikacionin “Signal”, vihen në pranga 3 autorët! Ja si funksiononte skema e mashtrimit…

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Vlorës pasi përmes mashtrimit tentuan të zhvatnin nga një biznesmen vlerën e 8 mijë euro.


Në pranga kanë rënë shtetasit S.D., 30 vjeçe, K.D., 32 vjeç, të cilët janë bashkëshortë, si dhe D.V., 27 vjeçe, të tre banues në Vlorë.

Në bashkëpunim, këta të tre kishin kontaktuar sipërmarrësin përmes aplikacionit “Signal”, duke i kërkuar një shumë parash. Theksohet se autorët ishin të regjistruar në aplikacion si një numër i një zyrtari i lartë.

Sakaq, administratori i subjektit tregtar në Himarë e denoncoi menjëherë rastin, duke mos rënë pre e mashtrimit të tyre.

Uniformat blu kanë sekuestruar një automjet dhe 4 celularë në cilësinë e provës materiale.

Çështja i ka kaluar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

DVP Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Notification”, për goditjen e një rasti të mashtrimit të operatorëve ekonomikë.

Tentuan të përfitonin 8 000 euro, nga një operator ekonomik në Himarë, me anë të mashtrimit, identifikohen dhe arrestohen 3 shtetas.

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë, pas denoncimit nga administratori i një subjekti tregtar në Himarë, se i kishin kërkuar një shumë parash, gjatë komunikimeve në aplikacionin “Signal”, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Notification”, për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e autorëve.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në kuadër të këtij operacioni, u identifikuan dhe u arrestuan shtetasit: S. D., 30 vjeçe dhe K. D.(K.), 32 vjeç (bashkëshortë), dhe D. V., 27 vjeçe, të tre banues në Vlorë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas kanë kontaktuar administratorin e subjektit tregtar nëpërmjet një numri telefoni të regjistruar si numër kontakti i një zyrtari, në aplikacionin “Signal”, duke rritur kështu besueshmërinë e kërkesave të tyre për të përfituar shumën prej 8 000 euro.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 automjet dhe 4 celularë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për qytetarët, që të raportojnë menjëherë për çdo rast të mashtrimit apo të përpjekjes për mashtrim. Bashkëpunimi me qytetarët është i rëndësishëm për të mbrojtur interesat e komunitetit dhe për të parandaluar raste të tilla.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme