Qëlluan me armë drejt boksierit të Vllaznisë, policia zbardh detaje nga ngjarja në Shkodër: Janë ngritur pika kontrolli! Nuk ka patur të lënduar por…

Policia ka dhënë detaje nga atentati ndaj boksierit të Vllanisë, Arjon Kajoshi, ngjarje e ndodhur mesditën e sotme në lagjen Partizani të Shkodrës.


range rover te shtena me arme shkoder Arjon Kajoshi

Ai po kthehej nga stërvitja kur ndaj mjetit ku udhëtonte është qëlluar me armë zjarri.

Sipas policisë, makina tip Range Rover është në pronësi të shtetasit me iniciale S. K., dhe nga të shtënat me armë s’ka pasur të lënduar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30, ndërsa janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit/ve.

LEXO EDHE: Detaje nga atentati në Shkodër, shënjestra ishte boksieri i njohur! Po kthehej nga stërvitja kur… (EMRI)

“Rreth orës 12:30, në lagjen “Partizani”, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti “Land Rover” në lëvizje, në pronësi të shtetasit S.K.

Nga të shtënat nuk ka përsona të lënduar.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave, sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, dhe dokumentimin ligjor të rastit”, raporton policia.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme