E diela nis me mot të mirë, por ulen temperaturat! Në zonat malore priten reshje shiu

Kjo e diel do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.


Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak moti parashikohet të jetë me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare e kalimtare.

Vranësirat do të pasohen me reshje të dobta shiu në male gjatë orëve të mesditës dhe pasdites në lindje të vendit.

Temperatura më e ulët do të jetë 13 gradë në Dibër, ndërsa më e larta 35 gradë në Elbasan, Berat dhe Shkodër.

Era do të fryjë kryesisht me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/s, ndërsa në male, lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 8-14m/s shoqëruar me dallgëzim të forcës 1-2ballë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme