Arianet Muric është përjashtuar nga grumbullimi me Kosovësn, për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata
.
Ai së bashku me Edon Zhegrovën dhe Florent Muslija janë përjashtuar për shkak se mbrëmë ishin kthyer në hotel në ora 2 të mesnatës.
Ndërsa “Kanal10”, ka publikuar foton e parë të Arianet Muric, i cili shihet në diskotekë, në shoqërinë e femrave.
FFK-ja ka njoftuar se për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së.