Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen në Shkodër, ku 29 vjeçari Renaldo Kola u plagos me armë zjarri nga Marjo Kroni.
Mësohet se i plagosur dhe autori i ngjarjes njihen me njëri tjetrin, por ende nuk është bërë e mundur zbardhja e motivit të veprës penale së kryer nga Kroni ndaj Kolës.
Sakaq, në vendngjarje janë gjetur 4 gëzhoja.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi pasditen e sotme rreth orës 17:50, në fshatin Golem të Shkodrës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin ligjor të rastit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 17:50, në fshatin “Golem”, dyshohet se shtetasi M. K., ka plagosur me armë zjarri shtetasin R. K., 29 vjeç, banues në fshatin Golem.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.