Kërkoi shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në Himarë, Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së

Kodi Zgjedhor ka rrëzuar padinë e bërë nga Partia Demokratike për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet në Himarë të datës 4 gusht, nga të cilat doli fitues Vangjel Tavo i Partisë Socialiste.


PD i çoi zgjedhjet e Himarës në Kolegj Zgjedhor, pas vendimit të Komisionit për Ankimimet dhe Sanksionet (KAS), që i cilësoi të vlefshme.

Kujtojmë se me datë 26 gusht, Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ ka rrëzuar kërkesën e Koalicionit “Bashkë Fitojmë” për përsëritjen e zgjedhjeve në bashkinë e Himarës, duke lënë kështu në fuqi rezultatin fillestar, ku Tavo fitoi me 1500 vota më tepër nga Gjikuria.

KAS u njoh me raportin lidhur me hapjen e kutive të materialeve zgjedhore. Sipas raportit të paraqitur, pas hapjes së 36 kutive të materialeve zgjedhore, që përkojnë me po kaq qendra votimi sa kishte Bashkia e Himarës, nuk janë evidentuar mospërputhje.

Lidhur me numrin e personave që janë paraqitur në qendrat e votimit dhe nuk janë lejuar të votojnë për shkak të skadencës së dokumenteve, ka rezultuar se janë vetëm 161 persona.

Përfaqësuesi i opozitës tha se janë rreth 26 % e votuesve me dokumente të skaduara që nuk u lejuan të votojnë, duke zhbërë kështu të drejtën e votës.

Sipas tij, janë të paktën 256 raste kur nga votues është rinovuar karta e identitetit në kohë rekord, 1 apo dy ditë para zgjedhjeve, aq sa nuk njiheshin nga sistemi PEI këto karta.

Ndërkohë përfaqësuesi i Partisë Socialiste tha se pavarësisht se nuk kishte asnjë bazë ligjore, KAS miratoi hapjen e kutive.

Nga ana tjetër, Tavo tha se vetëm 161 votues nuk kanë arritur të votojnë për shkak të dokumenteve, duke rrëzuar shifrën prej 6 mijë që u tha në fillim nga opozita.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme