EMRI/ Droni i parandaluar në burgun e Burrelit, uniforma blu identifikon autorin, në pranga një 36 vjeçar

Një 36 vjeçar është arrestuar nga uniformat blu, pasi është identifikuar si autori që tentoi futjen e një droni në burgun e Burrelit, por që u arrit të parandalohej në kohë.


Në pranga është vënë shtetasi Taulant Ahmetsulaj.

Policia njofton se në bashkëpunim të ngushtë më Prokurorinë dhe IEVP Burrel, po vijojnë hetimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Droni u pikas të dielën. Sipas Drejtorisë së Burgjeve pajisja u ngrit nga grupet kriminale për të marrë pamje.

Droni i kapur nuk përmbante sende të ndaluara, teksa do t’i nënshtrohet ekspertimit daktiloskopik me qëllim identifikimin e gjurmëve papilare, dhe më pas ekspertimit kompjuterik për të identifikuar numrin IMEI dhe çdo informacion të administruar nga kjo pajisje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme