Kontrabandoi qytetarët e Kosovës për në vendet e BE-së dhe i mashtroi për viza – kërkohet paraburgim për ferizajasin

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit F.H., nga komuna e Ferizajt,  për shkak të dyshimit të veprave penale “Kontrabandimi me migrantë” dhe ”Mashtrimi” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar  se gjatë muajit tetor – nëntor 2021 në Ferizaj, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë financiare, i dyshuari F.H., është marrë me kontrabandimin e migrantëve, shtetas të Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkimit Evropian, pa i përfillur kushtet e domosdoshme për hyrje të ligjshme për në këto shtete, me këtë do të kryente veprën penale “Kontrabandimi me migrantë” nga neni 164 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Po ashtu, ndaj të njëjtit, ekziston dyshimi i bazuar se gjatë muajit tetor – nëntor 2021 në Ferizaj, duke i fshehur faktet me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete e ka vënë në lajthim të dëmtuarën N.L.,  duke i premtuar se do ti siguroj tri viza shengen për të i’a mundësuar hyrjen në shtetin e Zvicrës, në atë mënyrë që ka siguruar tri viza në ambasadën e Rumanisë në Shkup për bashkëshortin e saj dhe dy fëmijët e saj, për të cilin shërbim ka marrë tre mijë e pesëqind (3500) euro edhe pse e ka ditur se Rumania nuk është pjesë e zonës shengen, me këtë do të kryente veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

I pandehuri  që nga data 10  Shtator 2024, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprat penale të lartëcekura.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme