EMRI/ I dënuar për prodhim e shitje narkotikësh, në pranga vëllai i kryebashkiakut të Poliçanit

Ditën e sotme u arrestua një 55 vjeçar në Poliçan, i cili ishte dënuar në 2017 për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, por në fakt i arrestuari është vëllai i kryetarit të Bashkisë së Poliçanit, Adriatik Zotkaj.


Në pranga ra Artur Zotkaj, 55 vjeç, po banues në Poliçan.

Në 13 mars 2017 ka qenë Gjykata e Beratit ajo që ka dënuar 55 vjeçari me 1 vit e 4 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në shtatorin e vitit 2015, prej operacionit policor të koduar “Pronoviku”, në banesën e tij iu gjendën dhe iu sekuestruan 9 kilogramë cannabis sativa.

LEXO EDHE:

I dënuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, në pranga 55 vjeçari

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, ndaluan shtetasin A. Z., 55 vjeç, banues në Poliçan.

Gjykata e Beratit, me vendimin e datës 13.03.2017, e ka dënuar këtë shtetas, me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në muajin shtator 2015, gjatë operacionit “Pronoviku”, në banesën e këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar 9 kilogramë cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme