Një 20 vjeçar është arrestuar nga blutë e Lushnjës, pasi merrej me shitjen e lëndëve narkotike. Për këtë ngjarje, një 14 vjeçar është proceduar në gjendje të lirë, pasi ishte në dijeni të aktivitetit kriminal.
Në pranga ka rënë shtetasi O.V., 20 vjeç, banues në Lushnjë.
I riu shiste lëndë narkotike tip cannabis sativa, të ndarë në doza. Sakaq, i mituri është lënë në gjendje të lirë për shkak të moshës së tij, i cili kishte dijeni për veprimtarinë e 20 vjeçarit.
Policia ka sekuestruar lëndën narkotike nën cilësinë e provës materiale.
Çështja i ka kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
NJOFTIM
Lushnjë/Si rezultat i hetimeve të kryera në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, goditet një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike, në doza.
Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër.
Sekuestrohen dhjetra doza lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Pas një pune të mirëfilltë policore, dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas merret me shitjen e lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, Komisariati i Policisë Lushnjë kapi në flagrancë shtetasin O. V., 20 vjeç, banues në Lushnjë.
Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhjetra doza të lëndës narkotike të dyshuara narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, gati për shitje.
Në vijim të veprimeve procedurale, Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier bëri të mundur arrestimin e shtetasit O. V..
Për këtë rast u procedua në gjendje të lirë edhe një shtetas i mitur, 14 vjeç, pasi kishte dijeni për veprimtarinë e jashtëligjshme të shtetasit O. V..
Lënda narkotike cannabis sativa, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.