Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni policor i koduar “Tempulli 4”, nga e cila u vunë në pranga 24 persona në Tiranë të cilët shpërndanin drogë të rrezikshme pranë ambienteve shkollore në kryeqytet.
Siç u raportua e më herët, janë sekuestruar 350 doza drogë sintetike LCD.
Në fakt, kjo lëndë narkotike është tepër e rrallë dhe e vështirë për t’u njohur si drogë.
LDC është një drogë në formë kartoni, e cila konsumohet duke e vënë poshtë gjuhës.
Në këtë rast, droga ishte e “dizajnuar” me personazhin vizatimor Dr.Seusss, duke e bërë më të vështirë identifikimin e saj dhe prejardhjen e kishte nga Serbia.
Sipas burimeve, droga vinte në Tiranë me postë dhe shpërndahej pothuajse në të gjithë kryeqytetin.
Droga LCD është një drogë e cila sjell pasojë të rënda shëndetësore te të rinjtë deri në humbjeje jete.
LEXO EDHE: