Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gament Bardhi ka ndarë disa foto nga takimi prezantues me strukturat drejtuese të degës së Fierit.
Në mbishkrimin e fotove Bardhi shkruan se Fieri ka qindra arsye për të mbështetur ndyshimin pasi qytetarët janë përballur gjatë gjithë këtyre viteve me arrogancën, varfërinë dhe korrupsionin në çdo sektor.
“Fieri ka qindra arsye për të mbështetur ndyshimin, por mbi të gjitha, se kurrë nuk ju kthye besimi i madh që i kanë dhënë ndër vite partisë në pushtet”- shkruan Bardhi.
Postimi i plotë:
Fieri ishte ndalesa e parë në takimin prezantues me strukturat drejtuese të degës. I inkurajuar dhe falenderues nga mikëpritja dhe energjia që të gjithë së bashku të bëjmë më të mirën për Partinë Demokratike dhe për Shqipërinë.
Fieri ka qindra arsye për të mbështetur ndyshimin, por mbi të gjitha, se kurrë nuk ju kthye besimi i madh që i kanë dhënë ndër vite partisë në pushtet. Në vend të mirënjohjes, qytetarët e ndershëm e punëtorë të Fierit u përballën gjatë gjithë këtyre viteve me arrogancën, varfërinë dhe korrupsionin në çdo sektor.