Gazetar: Miki Trajkovski
Punonjësit e turizmit i bëjnë apel Ministrisë së Turizmit dhe Kulturës, që të mos mbetet vetëm në letër dhe të ndjekë verbërisht problemet në turizëm. Ka shumë probleme, të cilat sipas tyre duhet të zgjidhen sa më shpejt. Ministria e re duhet t’i kushtojë vëmendje të veçantë uljes së ekonomisë gri dhe rregullimit të problemeve me të cilat përballen guidat turistike.
“Ohri humbet më së shumti nga ajo ekonomi gri. Rreth 60% deri në 65% e qarkullimit në turizëm në Ohër është bazuar në ekonominë gri, imagjinoni sa humbet buxheti i Ohrit dhe i shtetit. Qeveria e kaluar solli një vendim të paarsyeshëm, veçanërisht për guidat, që të lejojë të huajt të udhëzojnë në Maqedoni”, deklaroi Vlado Sukloski-punëtor turistik.
Problem serioz mbetet infrastruktura e keqe që çon në Ohër dhe Strugë.
“Presim fillimisht që qeveria të fillojë punën për infrastrukturën, për zgjidhjen e infrastrukturës rrugore. Të përfundojë urgjentisht autostrada Ohër-Kërçovë dhe të përshtaten dhe rregullohen të gjitha rrugët tjera”, tha Jakim Malensko-pronar i një agjencie tursitike.
Me ndihmën e shtetit duhet të bëhet një strategji nëse Ohri do të jetë destinacion për turizëm të lirë apo destinacion për klientelë më të pasur.
“Duhet të ulemi me autoritetet dhe sektorin real në turizëm, të diskutojmë dhe të bëjmë një strategji të mirë, e cila do të mbështetet nga qeveria dhe viti i ardhshëm do të jetë shumë më i mirë. Për të mos shkuar me fushatë dhe të udhëhiqet një strategji, kush si të doj; të gjindet. Duhet të ketë disa rregulla loje që Ohri të jetë atraktiv për mysafirë cilësorë që janë konsumator”, shtoi Vlado Sukloski-punëtor turistik.
Megjithëse kanë kaluar disa muaj nga formimi i qeverisë së re, sipas informacioneve të Alsat në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit, sektori i turizmit ende nuk është krijuar dhe kjo do të ndodhë pas Vitit të Ri. Alsat pyeti në Ministrinë e kulturës dhe turizimit , cilat janë planet e tyre për zgjidhjen e këtyre problemeve, por nuk morrëm përgjigje. /Alsat.mk