Ulje temperaturash dhe reshje shiu, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

Dita e sotme ka nisur me ulje temperaturash dhe reshje shiu pothuajse në të gjithë vendin.


Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak  këto reshje me intensitet deri dhe të lartë do të jenë në formën e rrebesheve apo stuhive afatshkurtra shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike çka mund të bëjë që të jenë problematike për zonat urbane.

Era do të fryjë relativisht intensive me drejtim kryesor verilindje dhe juglindje dhe shpejtësi mesatare 5-12 ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës problematike dhe shpejtësi deri në 12-18m/s.

Temperaturat pritet të pësojnë një rënie të ndjeshme në të dyja vlerat (si në ato darkës  ashtu dhe ato të mesditës). Në relievet malore vlerat minimale pritet të arrijnë vlerat deri në 7 grad celcius ndërsa ato të mesditës jo më shumë se 22-24 grad përgjatë ultësirës perëndimore. Vlera këto që janë disa gradë më pak sesa mesatarja mujore klimatike për vendin tonë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme