Ligji për të drejtat e veçanta të pjesëtarëve të forcave të sigurisë me gjasë nuk do të jetë së shpejti para Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini.
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në një prononcim me shkrim për “Kanal5” thotë sot se nuk do ta thërrasë seancën e Komisionit, duke iu referuar të njëjtit arsyetim që e kishte paralajmëruar Kuvendi të enjten, përkatësisht se një seancë ka pasur tashmë.
Në deklaratën e tij, Gashi citon pjesë të nenit 126 të Rregullores së Punës, të cilat sipas interpretimit të tij, i heqin të drejtën për të ndërhyrë.
“Rregullorja e punës në nenin 126 nuk thotë se “nëse Kryetari i Komisionit refuzon të prezantojë një ligj të caktuar”, por “nëse Kryetari i Komisionit nuk thërret seancë”.
Me faktin se Ilire Dauti ka thirrur një seancë brenda afateve, unë nuk mund ta thërras, Rregullorja më heq të drejtën që të ndërhyj dhe të caktoj një deputet tjetër për ta udhëhequr seancën”, thotë kryetari i Kuvendit