VMRO-ja akuzon ish-drejtuesit e MEPSO-s: Fonde për sport, jo për rrymën

VMRO-DPMNE-ja ka shpalosur sipas tyre aferën skandaloze në MEPSO nga ku janë ndarë donacione për palestra, ordinanca stomatologjike dhe klube futbollistike. Sipas deputetes Marija Miteva, një borxh prej 14 milion eurove është shlyer dhe nuk figuron sepse bëhet fjalë për borxh të djalit të Musa Xhaferit. VMRO-ja fajin për këto donacione të dyshimta ia faturon LSDM-së dhe BDI-së.

“Është shlyer borxh prej 14 milion eurove sepse borxhliu ka qenë djali i Musa Xhaferit dhe kompani të tjera të afërta me LSDM-në dhe BDI-në. Ku kanë përfunduar paratë e popullit? Në emër të donacioneve MEPSO ka paraparë 12 milion e 300 mijë denarë për donacione, por ka harxhuar mbi 22 milion denarë. Donacionet janë ndarë për: Palestrën Dinamik nga Shkupi (200 mijë denarë). Çfarë lidhje ka MEPSO për të dhënë donacione në palestra. 100 mijë denarë të tjera për Shoqatën e Stomatologëve të Maqedonisë. As për këtë donacion nuk ka arsyetim”, deklaroi Marija Miteva, Deputete e VMRO-DPMNE-së. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme