Detaje të reja janë zbardhur lidhur me skemën e përdorur nga kolegji Wisdom për shitjen e diplomacve false.
Në këtë skemë, rezulton se pronari i Kolegjit Universitar Wisdom, Savino Cianci, së bashku me bashkëshorten e tij, Lucia Catalano, i kanë dhënë një zyrtari të qeverisë shqiptare një çantë Louis Vuitton, vlera e së cilës është 1200 euro.
Mediat italiane raportojnë se kjo dhuratë e shtrenjtë kishte si qëllim aktivizimin dhe përfundimin e favorsëm të procedurës së akreditimit të Qisdom University.
Hetimet italiane shfaqin dyshimet se çdo certifikatë apo diplomë kushtonte 8 mijë euro. Kualifikimet ishin të ndryshme: mësimdhënie mbështetëse, diplomë në kriminologji, diplomë hotelerie dhe specializime të tjera.
Ndërkohë autoritetet italiane kanë arrestuar 9 shtetas italianë, mes të cilëve edhe pronarin e kolegjit universitar Ëisdom në Shqipëri, në kuadrin e hetimeve mbi atë që konsiderohet si skandali i shitjes së diplomave.
Autoritetet italiane po hetojnë rreth 41 persona që dyshohet se janë përfshirë në skemë, ndërsa hetimet përfshijnë edhe veprimtarinë e dy kompanive me seli në Foxhia dhe Romë.