Çështja “Partizani”/ Andia Pustina merret e pandehur nga SPAK! Ja akuza që rëndon ndaj saj

Andia Pustina është marrë në rolin e së pandehurës nga Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion, lidhur me hetimet për çështjen “Partizani”.


Pustina u paraqit me avokaten Klodiana Gjyzari.

Akuza që rëndon ndaj së pandehurës është kryerja e veprës penale “Pastrim i parave”.

Andia Pustina është personi i pestë e marrë si e pandehur nga SPAK, pas kryetarit të PD-së, Sali Berisha, dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, Fatmir Bekteshi dhe Xhimi Begeja.

E pandehura është zotëruese e studios ligjore ku janë kryer procedurat ligjore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme