Ish-ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, ka dalë nga ambientet e paraburgimit ditën e sotme në mënyrë që të japë dëshminë e tij në Komisionin Hetimor për koncesionet në shëndetësi.
“Kam ardhur këtu me avokatin tim, Dritan Amitaj”, tha Rjepaj në Komision.
Ka qenë SPAK ajo që i dha leje Rrjepajt të lërë qelinë dhe të paraqitet fizikisht në komision, por me pranga në duar.
Kjo është hera e parë që një i paraburgosur merret në pyetje nga deputetët.
Në pyetje do të merren gjithashtu dhe dy anëtarë të komisionit që shpallën fituesin e koncesionit, Marsela Serjani dhe Petro Mersini.
Këta të dy janë me masë sigurimi ‘detyrim paraqitjeje’, për të cilët sërish SPAK ka dhënë leje që ata të pyetën nga deputetët.