Tre të mitur largohen nga qendra sociale në Elbasan, përgjegjësi i institucionit kallëzon ngjarjen ditën e enjte! Policia ende në kërkim të tyre

Tre të mitur janë larguar nga qendra sociale e ndodhur në Elbasan ditën e djeshme.


Kallëzimi për largimin e tyre është bërë nga shtetasi R.P., 37 vjeç, i cili mban detyrën si përgjegjësi i kësaj qendre sociale në Elbasan.

Të miturit i përkasin moshave: 13 dhe 14 vjeç. Dy prej tyre janë 13 vjeçarë.

Ende nuk dihet arsyeja e largimit të tyre.

Sakaq, uniformat blu po punojnë për gjetjen e tyre.

“Më datë 19.09.2024,  ka kallëzuar shtetasi R. P., 37 vjeç, me detyrë përgjegjës i një qendre sociale në Elbasan, se ditën e djeshme, janë larguar nga ambientet e kësaj qendre, 3 shtetas të mitur (dy 13-vjeçarë dhe një 14-vjeçar). Vijon puna për gjetjen e tyre”, njoftoi policia.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme