Sipas raportimeve të News24, mësohet se ish-kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, është liruar nga qelia pasi i ka përfunduar dënimin me 2 vite burg.
Lefter Alla ka dalë nga burgu i Fierit, ku edhe po vuante dënimin.
Kujtojmë që ish-kryebashkiaku socialist u dënua nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.
Lefter Alla u dënua gjithashtu që për 5 vite nuk duhet të ushtrojë funksione publike.
Ish-kreu i Bashkisë Bulqizë rezultoi fajtor pasi favorizoi të afërmin e tij, Aqif Konesha, duke i dhënë tenderin me vlerë 3 milionë Euro.