Realizohet sot takimi i parë Mucunski – Greapetritis

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot do të ketë takim me ministrin e Punëve të jashtme të Greqisë, Jorgos Gerapetritis. Ky është takimi i parë mes dy ministrave, që do të mbahet në margjina të sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Në takim, siç kumtuan nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, do të bisedohet për tema aktuale rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.

Takimin e konfirmuan edhe nga MPJ greke, duke cekur se në margjina të AP të KB-së, Gerapetritis do të ketë takime të ndara bilaterale me ministra të jashtëm të Bolivisë, Maqedonisë së Veriut, Bahrejnit dhe Arabisë Saudite.

Shefat e diplomacive të të dy vendeve për herë të parë do të kenë takim bilateral. Nga mesi i korrikut, Mucunski dhe Gerapetritis realizuan bisedë telefonike, ndërsa në fokus ishte përballja me zjarret që atëherë ishin aktive.

Mucunski dhe Gerapetritis sot do të marrin pjesë edhe në Takimin minsitror të grupit joformal “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, në prani të ministrave të jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme