Argita Malltezi: Aktakuza është një dekorate për Sali Berishën, pasi ka bërë vetingun 30 vjeçar të pasurisë të tij dhe familjarëve të tij. Nga ky veting rezulton se Sali Berisha nuk ka shkelur kurrë ligjin dhe se nuk ka pasur asnjëherë përfitim të paligjshëm.
Kjo aktakuzë provon falsifikimet që janë bërë nga ato që kanë qenë shtyllat kryesore të hetimit.
Në radhë të parë në lidhje me pronën nuk kanë mundur të shtyhen në mashtrimin që coi në arrestin e Berishës dhe Malltezit se gjoja ka qenë e shpronësuar nga Italia. Ne kemi vënë në dispozicion dokumentet që provonin kthimin e pronës dhe më pas kemi bërë publike dokumentet që lidhen me fletoren zyrtare”, tha ndër të tjera Argita Malltezi.