Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, konfirmoi përgjatë fjalës së tij në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, se për gara e postit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit janë skualifikaur katër kandidatë, njëri prej të cilëve do arrijë të jetë në krye të bluve.
Gazetari Igli Çelmeta ka mundur të zbulojë emrat e të skualifikuarëve, të cilët janë:
1-Shemsi Premci
2-Ibrahim Disha
3-Hajrulla Xhivini
4-Sami Rasha
Hoxha sqaroi se brenda kësaj jave, emri i një prej këtyre të katërt do t’i propozohet Këshillit të Ministrave, si i aftë për të fituar këtë garë.
“Unë ju bëra me dije procedurën, në dijeninë time janë skualifikuar 4 kandidatë. Procedura do të vazhdojë në ditët në vijim. I është dërguar agjencive të zbatimit të ligjit shkresë për konfirmimin e pastërtisë së figurës. Priten përgjigjet dhe në bazë të përgjigjeve komisioni do vlerësojë kandidatin dhe më vonë do vijojë intervistimin. Brenda kësaj javë ministri i Brendshëm do ti propozojë Këshillit të Ministrave kandidatin i cili do të jetë i aftë për ta fituar këtë gara”, tha ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.