Nga Eduard Zaloshnja
Nga Censi-23 rezultoi se në Shqipëri banojnë rreth 116 mijë shtetas të vetëdeklaruar si bektashinj, por numri i madh i besimtarëve të pacilësuar (raportuar rreth 332 mijë), i atyre që preferuan të mos përgjigjen (raportuar rreth 244 mijë), dhe i atyre që nuk ishin të disponueshëm (raportuar rreth 134 mijë) – në total rreth 710 mijë – e bën të paplotë tablonë e besimeve fetare që na jep Censi-23 për Shqipërinë.
Në Barometrin e Sigurisë të CSDG-së (që u bazua në vrojtimin rigoroz statistikor që drejtova unë në gjithë territorin e Shqipërisë në periudhën 6-15 prill), kishte edhe një pyetje rreth besimit fetar, konkretisht “Në cilën fe besoni, nëse besoni?”.
Dhe kësaj pyetje vetëm 0.2% e të anketuarve preferuan të mos i përgjigjen. Kështu që ky barometër na jep një tablo të plotë statistikore për besimet fetare të popullsisë së rritur të vendit.
Nga vrojtimi mësipërm statistikor rezultoi (me ekstrapolim të përafërt statistikor) se rreth 206 mijë banorë të rritur vetëdeklarohen si bektashinj. Nga këta, më shumë se gjysma (rreth 105 mijë) banojnë në Rajonin Jugor, rreth 75 mijë banojnë në Rajonin Qendror, dhe rreth 26 mijë në Rajonin Verior (shihni tabelën e mëposhtme
1.EKSTRAPOLIM I PËRAFËRT STATISTIKOR
Banorë të rritur që deklarohen si:
RAJONI VERIOR RAJONI QENDROR RAJONI JUGOR GJITHË VENDI
Mysliman Sunit 202,000 651,000 272,000 1,125,000
Ortodoks 9,000 103,000 135,000 247,000
Katolik 130,000 84,000 20,000 234,000
Bektashi 26,000 75,000 105,000 206,000
Protestant/tjetër 3,000 4,000 4,000 11,000
Ateist/afetar 7,000 71,000 52,000 130,000
TOTAL 377,000 988,000 588,000 1,953,000
Shënim: Kufijtë e rajoneve në këtë tabelë janë si vijon: Rajoni Verior nga Fushë-Kruja deri lart në Vermosh, Rajoni Qendror nga Fushë-Kruja deri poshtë në Lumin Shkumbin, dhe rajoni Jugor nga Lumi Shkumbin deri poshtë në Konispol
Po sa të devotshëm si besimtarë janë bektashinjtë në Shqipëri?
Në rang republike, vetëm 10.6% e bektashinjve të rritur shkojnë të paktën një herë në dyjavor në teqe etj. Por kjo përqindje është më e lartë në Rajonin Jugor (14.2%).
Vetëm 18.9% e bektashinjve të rritur shkojnë të paktën një herë në muaj në teqe (në rang republike). Por kjo përqindje është më e lartë në Rajonin Jugor (20.4%). Dhe kjo diferencë gjeografike shpjegohet me faktin se më shumë se gjysma e bektashinjve janë të përqendruar në Rajonin Jugor.
Shënim: Niveli devotshmërisë së bektashinjve është fare pak më lart se mesatarja e të gjitha feve në Shqipëri.